Ditën e sotme, Shqipëria është gdhirë e mbuluar nga një re pluhuri me origjinë nga Afrika Veriore.
Për shkak të erërave të forta nga Saharaja në drejtim të veriut, pjesa jugore e Europës pritet të mbulohet nga sasi të mëdha pluhuri, ndërsa zonat që pritet të goditen me fortë janë Malta, Greqia si edhe Italia e jugut.
Sa i përket Shqipërisë, harta e publikuar nga stacionet meteorologjike në rajon, i gjithë vendi mbulohet nga pluhuri por trashësia do të jetë më e madhe në zonën e Lezhës, për shkak edhe të relievit gjeografik të zonës.
Po ashtu, pluhuri saharian do të shtrihet edhe përgjate bregdetit të jugut.