Eldi Alushi, 26 vjeç është shoferi i “BMW”, i cili në orët e para të mëngjesit doli nga rruga dhe u përplas me bordurat mbrojtëse te Liqeni.
Pas aksidentit të frikshëm, 26-vjeçari mori targat e makinës dhe u zhduk nga vendi i ngjarjes.

Policia doli me një njoftim zyrtar 6 orë më vonë dhe tha se kishte identifikuar drejtuesin e mjetit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.
Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./Albeu.com/