Ky është 27-vjeçari që theu me gurë xhamat e Bashkisë Korçë, pamjet i publikoi edhe në rrjetet sociale

Policia e Korçës, ka njoftuar se ka nisur procedimi penal për një 27-vjeçar, pasi mëngjesin e sotëm theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë.

I riu postoi videon në internet, ndërsa teksa sulmon bashkinë përdor edhe fjalë ofenduese dhe fyese.

27-vjeçari goditi disa herë me gurë godinën e bashkisë, duke thyer xhamat.

Njoftimi:

“Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27-vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë”.


Shtuar 3.08.2025 11:13