Ledjona Xheladinaj ka qenë tejet aktive në rrjetet e saj sociale pas përfundimit të eksperiencës së saj në BBV disa muaj më parë.
Përtej projekteve të saj që lidhen me karrierën, gazetarja është gjithnjë pranë ndjekësve të saj.
Së fundmi, Ledjona ka postuar një Instastory, që ironizon disa nga personazhet e showbiz lidhur me ndjekësit në Instagram.
Çdo javë sondazhe të ndryshme publikojnë se sa shtohen apo pakësohen ndjekësit në Instagram të personazheve publikë, kryesisht atyre që kanë qenë banorë të BBV.
Lidhur me këtë Ledjona shkruan në Instastory: “Kur dëgjoj këto sondazhet e rritjes së K-ve. Iu ikën lekët K”, ku veçse ironi duket edhe si një “akuzë” për fenomenin e blerjes së followersave.