FOTO/ Ish-komandanti denoncon SKANDALIN: Gati të shembet Akademia e Marinës në Vlorë, Pirro Vëngu do t’ia…

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari ka bërë me dije se së shpejti do të shembet Akademia e Marinës në Vlorë.

Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Meçollari shkruan se Pirro Vëngu do të firmosë shembjen e godinës dhe pritet t’i jepet si konçesion një investitori strategjik pranë Familjes Mbretërore.

“Shëmbet së shpejti Akademia e Marinës në Vlorë.

Pritet urdhëri i Ministrit të Mbrojtjes Pirro Vëngu për shëmbjen e saj.

Mbas shëmbjes së godinës sipërfaqja prej 24.141,58 m2, poshtë rrugës dytësore deri në Lungomare, pritet t’i jepet si konçesion një investitori strategjik pranë Familjes Mbretërore.

Forca detare sot ka në inventar vetëm 4843 m² të godinës, kurse sipërfaqja prej 19298,58 m² përpara godinës deri në Lungomare i ka kaluar Ministrisë së Turizmit me VKM në vitin 2017.

Akademia e Marinës u inagurua në 4 shtator 1961 në Bazën e Pashalimanit dhe në vitin 1962 u vendos pikërisht te kjo godinë që do shëmbet së shpejti”, shkruan Meçollari.