Pas disa ditësh të mbushura me thashetheme dhe aludime, duket se ndarja e këngëtares së njohur Filloreta Raçi (Fifi) nga bashkëshorti i saj Adis nuk është më vetëm spekulim.
Çifti, që dikur ndanin momente të lumtura në rrjetet sociale dhe kishin premtuar dashuri të përjetshme, tashmë po përfliten për një ndarje të konfirmuar në mënyrë indirekte.
Në llogarinë e saj në TikTok, Fifi ka bërë repost disa video me përmbajtje që lidhen qartazi me dhimbjen e një ndarjeje. Një nga to shprehet: “Do të doja të mos të të kisha takuar kurrë, do të doja të mos të të kisha pëlqyer kurrë, të mos kisha humbur kohë me ty.”
Kjo lëvizje ka shtuar bindjen e ndjekësve se ndarja është e vërtetë, ndonëse vetë këngëtarja nuk ka dhënë ende një deklaratë publike për këtë çështje.
Fansat kanë shprehur mbështetjen e tyre në komente, duke i uruar forcë dhe që të ecë përpara me karrierën dhe jetën e saj personale.
Mbetet për t’u parë nëse Fifi do të thyejë heshtjen dhe do të flasë hapur për fundin e kësaj marrëdhënieje.