Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ardhur me një tjetër reagim. Ndryshe nga postimet e tjera të gjata ku është përpjekur për të shfajësuar veten nga akuzat e ngritura ndaj tij dhe për të sulmuar prokurorët dhe gjyqtarët e dosjes së tij, kësaj here qytetari i parë i Tiranës ka ardhur me një postim ku dhe reklamon punën e Bashkisë.
Në llogarinë e tij në “Facebook” ai ka postuar disa foto nga shkolla e re “Edith Durham”, teksa shprehet i lumtur që ndonëse ai ndodhet i burgosur puna po vijon me të njëjtat ritme.
“Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!
Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët. Forca!”, shkruan Veliaj.