Ky është 16-vjeçari, Fation Bici, i cili u vra me thikë ditën e djeshme në Gramsh.
Fation Bici u vra teksa ndërhyri në një sherr me katër adoleshentë të tjerë për të mbrojtur kushëritin e tij, Marko Liiçi, i cili mbeti i plagosur.
Marko ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës. Fationi humbi jetën, dje vetëm pak minuta pasi doli nga shkolla kur një grup adoleshentësh katër ( të arrrestuar tashmë) i bën pritë kushëririt të tij Marko Liçi për një mosmarrveshje në rrjetet sociale që e kishte zanafillen disa javë më parë.
Fationi ndërhyri për të mbrojtur kushëririn, por e pësoi vetë. Shokët dhe shoqet e klasës së Fationit kanë çuar sot lule e kanë ndezur qirinj për Fationin e ndjerë.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Shkolla 9-vjeçare “Asllan Shahini”, ku adoleshenti studionte. Përmes një postimi në rrejtet sociale të tronditur nga kjo ngjarje shkolla thotë se Fationi u ndodh rastësisht aty dhe se u përpoq që të ndante bashkëmoshatarët që po konfliktoheshin.
Ai nuk ishte pjesë e sherrit që kishte nisur para disa kohësh në rrjete sociale, por ishte kushëriri i tij, Marko Liçi i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje.
Më tej shkolla sqaron se para se Fationi të largohej nga ambientet e shkollës ai ishte interesuar për motrën e tij të vogël në klasën e 6, nëse ajo ishte larguar për në shtëpi apo jo./albeu.com/