FOTO/ Çfarë po ndodh me të? Gjesti paralajmëron fansat: Nëse mendoni se po fle…

Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Gjesti, ka ndarë ditën e sotme një postim në “Instastory” duke i habitur fansat e tij.

“Jam akoma pa gjumë, nëse mendoni se jam duke fjetur e keni gabim. Thjesht ka mbetur edhe shumë pak kohë për t’ia lënë kohës. Full e kam baterinë”, ka shkruar këngëtari i dashur për publikun në postimin e tij.

Nuk dihet nëse këngëtari do të vijë me një projekt muzikor së shpejti apo është duke kaluar një periudhë jo të mirë në jetën e tij.

Ndërkohë kujtojmë se së fundmi Gjesti ka dhënë edhe një përgjigje se përse ai është zhdukur nga muzika. Ai gjithashtu shtoi se po përballet me disa padrejtësi që po e pengojnë të mos ec përpara por pa ndarë më shumë detaje.

Më herët Gjesti ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se do të pezullojë të gjitha projektet e tij muzikore për këtë sezon, për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që, sipas tij, i janë shkaktuar nga distributori i mëparshëm.

Ai theksoi se nuk do të publikojë asnjë material të ri në bashkëpunim me këtë distributor dhe do të presë deri në zgjidhjen e plotë të çështjes.


Shtuar 2.09.2025 15:52