FOTO/ Arrestohen 6 shqiptarë në Belgjikë, i gjenden mbi 1400 bimë kanabisi në “shtëpinë e barit”

Gjatë shqiptarë janë arrestuar në Antwerp të Belgjikës, pasi janë kapur në një “shtëpi bari”.

Shërbimet policore të Zwijndrecht dhe Antwerp kryen një kontroll në shtëpinë e cila ndodhej në Borgerweert, Burcht të mërkurën në mëngjes pasi u mor informacion për një erë të fortë kanabisi në zonë.

“Gjatë kontrollit, u gjetën gjithsej 1,445 bimë kanabisi, të shpërndara në dhoma të ndryshme në çdo kat të shtëpisë,” thotë zëdhënësi Kristof Aerts i zyrës së prokurorit publik të Antwerp.

Policia sekuestroi bimët e kanabisit dhe bimët që përdoreshin për rritje.

Gjatë kontrollit u arrestuan gjashtë shqiptarë të moshës 23 deri në 38 vjeç.

“Pas marrjes në pyetje, të enjten janë sjellë para gjykatësit hetues. Ai vendosi t’i arrestonte me dyshimin për kultivim të lëndëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike”, tha Aerts.

Gjashtë të dyshuarit do të dalin para gjykatës të marten./Albeu.com/


Shtuar 18.03.2023 17:31