DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë mbikalimit të urës së Dajlanit në Durrës.
Mësohet se një 48-vjeçar, i cili po udhëtonte me motomjet, është përplasur nga një kamion.
Gjithashtu i plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.