Pak ditë më parë, Jozefin Marku vendosi që të bënte një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij ë “Instagram”. Ish-banori i “Big Brother VIP 4” nuk ngurroi që t’u kthente përgjigje pyetjeve të fansave.
Këta të fundit ishin shumë kuriozë të dinin sa më shumë detaje për Jozin, e sigurisht që pyetjet kishin të bënin edhe me eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Me kë nga banorët mban kontakte, këtë do ma kthesh se të kam bërë 4 pyetje dhe asnjë përgjigje”, i ka shkruar dikush.
Jozi i është përgjigjur:
“Me shumë prej tyre, po kohën e kemi njeri ma të limituar se tjetri”.
Ndërsa një tjetër e pyet: “Cili është gabimi që pendohesh më së shumti që ke bërë në Big?”.
“Kohën as e kthej as s’dua me e kthy”, është përgjigjur shkurt këngëtari.