Kjo është historia e dy vajzave të porsalindura të shkëmbyera në krevatet e maternitetit, ku njëra nga të dyja paditi Bashkinë e Puljas Itali dhe po merr një dëmshpërblim prej rreth një milion eurosh nga Gjykata Civile e Tranit.
Duket si një skenë filmi ngjarja e kësaj vajze 33-vjeçare nga Canosa e Pulias, e cila do të marrë dëmshpërblim bashkë me familjen e saj të vërtetë, të cilët prej 33 vitesh janë penguar nga marrëdhëniet familjare natyrore.
Vendimi vjen dhjetë vjet pas zbulimit të shkëmbimit të djepit të dy vajzave të lindura më 22 qershor 1989 në spitalin Canosa.Njëra prej tyre, Katerina (e cila besonte se kishte sjellë në jetë foshnjën e quajtur Lorena në fakt ishte nëna e Antonelës) do të duhet të dëmshpërblehet për 215 mijë euro, po ashtu edhe bashkëshorti i saj.
Shuma 81 mijë euro do të shkojnë për fëmijën tjetër Antonelën me motivin “për pamundësinë për të jetuar plotësisht marrëdhëniet prindërore”.
Në total Bashkia e Puljas do t’i paguajë rreth gjysmë milioni.
Zbulimi daton në vitin 2012, ku familjarët duke parë fotot në Facebook kanë vënë në dukje ngjashmëritë mes grave që nuk duhej të kishin asnjë lidhje mes tyre.
Dyshimet vërtetohen vitin e ardhshëm me testin e ADN-së që zbulon se Antonella është vajza e Katerinës dhe Lorena fëmija e Loretës.