“Formoi breza politikanësh”, Salianji për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Krijoi një parti moderne të majtë, me garë dhe liri mendimi

Ervin Salianji ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji ka vlerësuar figurën e Nanos, i cili krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, dhe formoi breza politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot.

“Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe”, shkruan ai.

Fatos Nano, një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, drejtues historik i Partisë Socialiste dhe një nga protagonistët e pluralizmit pas viteve ’90. Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe.

Ai krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, dhe formoi breza politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Qoftë i paharruar!


Shtuar 31.10.2025 17:24

Tags: ,