Formacionet zyrtare, Manchester City-Tottenham: Haaland e Kane në “duel” për 3 pikë “të arta”

Në orën 21:00, në “Etihad Stadium”, Manchester City do të përballet me Tottenham, në një ndeshje e cila mund të jetë tepër vendimtare në “luftën” e “qytetarëve” për sigurimin e titullit kampion, të Premier League.

Tekniku spanjoll i Manchester City, Pep Guardiola ka surprizuar me zgjedhjet e tij në këtë përballje. Në formacionin 4-3-3, spanjolli ka vendosur në portë Ederson. Në mbrojtje ka surpriza me Akanji e Stones në qendër, të cilët suportohen nga Ake dhe Leëis në krah. Në mesfushë Gundogan, Rodri e Grealish do të japin siguri për “tridentin” e frikshëm të sulmit, Mahrez, Haaland e Alvarez.

Në krahun tjetër tekniku Antonio Conte ka zgjedhur formacionin 3-4-2-1, për t’i bërë ballë furisë së “qytetarëve”. Lloris në portë do të “mbrohet” nga treshja Romero, Davies e Dier. Në mesfushë Emerson Royal, Bentancur, Hojbjerg e Perisiç dhe para tyre, Son e Kulusevski do të jenë në suport të “bomberit” Harry Kane. /albeu.com


Shtuar 19.01.2023 20:33