Formacionet zyrtare Angli-Senegal: Kane, Foden e Saka në “sulm” për të siguruar përballjen me “gjelat”

Pas rreth një ore, në stadiumin “Al Bayt” do të startojë përballja mes Anglisë dhe Senegalit, përballje, e cila do të përcaktojë ekipin, që do të ndeshet në çerek-finale me Francën, tashmë të kualifikuar.

Tekniku i “tre luanëve”, Gareth Southgate ka zgjedhur formacionin 4-1-2-3, për t’i bërë ballë senegalezëve. Në portë si përherë, Jordan Pickford. Në mbrojtje rikthehet si titullar Ëalker, i cili do të ndihmohet nga Stones, Maguire e Shaë. Përballë tyre në mesfushë do të vendoset Declan Rice, e para tij Jordan Henderson dhe Jude Bellingham, që do të plotësojnë mesfushën e “ishullorëve”. Në krahët e sulmit do të pozicionohen Saka dhe Phil Foden, ndërsa i vetëm në krye është kapiteni, Harry Kayne.

Në krahun tjetër, tekniku Cisse ka përgatitur një formacon disi defenziv, por të fortë në kundërsulm, duke i rreshtuar lojtarët e tij, me skemën 4-4-1-1. Në portë Mendy, mbrojtja me katër do të përbëhet nga Sabaly, Koulibaly, Diallo dhe Jakobs. Mesfusha gjysmë-mbrojtëse dhe gjysmë-sulmuese do të mbushet me lojtarë si Diatta, Ciss, Mendy dhe Sarr. Në rolin e sulmuesit të “fshehur” do të pozicionohet Ndiaye, ndërkaq roli i “udhëheqësit” në sulm do t’i besohet numrit 9 të Salernitanës, Boulaye Dia.