Forcat ruse kanë sulmuar zonën në periferi të Sumy, duke shkaktuar 10 viktima. Sipas një zyrtari ukrainas, në mesin e viktimave janë raportuar edhe fëmijë, shkruan BBC
Dmytro Zhyvytsky postoi një video në Facebook pas orës 23:00, ndërkohë që avionët luftarakë rusë sulmuan qytetin verilindor.
“Fatkeqësisht, mes të vrarëve ka edhe fëmijë”, tha Zhyvytsky.
“Po vriten fëmijë, nuk do ta falim kurrë këtë!”përfundoi ai.