Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga stërvitja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilat janë pjesë e marshimit më të vështirë stërvitor, ku duhet të ecin për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur
“SUKSESE
Momente nga përgatitja e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, për stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol, ku të dyja trupat shqiptare do të garojnë në Malet e Uellsit, në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave nga 30 vende të botës, duke marshuar për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur.
#WeAreNATO”, shkruan Rama./albeu.com