Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama është “kryehajdut”. Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, Balliu tha se asnjë aferë korruptive, Belinda Balluku nuk e bënte dot pa projektet dhe miratimin e Edi Ramës.
Ai tha se asnjë ministër, deputet dhe eksponent i PS i lidhur me krimin nuk mund të shkonte te krimi i organizuar pa miratimin e Ramës.
Klevis Balliu: Këto pas meje kanë një të përbashkët, të gjithë i ka futur në burg ai që rri në mes. Të gjithë këta janë hajdutë, por kryehajduti është Edi Rama. Duke filluar me Belinda Balluku, e cila ka përgjegjësitë e veta vjedhjet e veta, hajdulliqte e veta. Por asnjë aferë korruptive, Belinda Balluku nuk e bënte dot pa projektet dhe miratimin e Edi Ramës. Asnjë ministër deputet asnjë eksponent i PS i lidhur me krimin nuk mund të shkonte te krimi i organizuar nuk mund të shkonte te krimi organizuar.


