Kreu i PD-së Sali Berisha replikoi me ministrin Toni Gogu në parlament lidhur me deklaratën e kryedemokratit kur iu referuar me fjalën binaritet ambasadorit Silvio Gonzato.
Toni Gogu u shpreh se kjo përbnë një incident të rëndë diplomatik teksa pretendon se Berisha ka fyer ambasadorin.
Ky i fundit, theksoi se fjala binaritet nuk është fyerje. Sakaq shtoi se nuk ka asnjë direktivë të BE-së që imponon një adaptim për identitet të shumëfishtë në legjislacion.
Berisha: Injoranca nuk është argument. Parafolësi e ngatërron fjalën binar me fjalën bipolar. Zot fale se nuk di ç’thotë. Fjala binar në konceptin tim nuk është fyerje. Binar quhet burri dhe gruaja. Gjini binar do të thotë mashkull dhe femër. Ti që ngrihesh dhe thua është fyerje duhet të ndjehesh keq me veten tënde. Nuk e bën asnjë nxënës i klasës së katërt këtë gabim.
Të na tregojë cilën direktivë. Kam kërkuar nga ekspertët dhe më thanë se nuk ekziston asnjë direktivë e BE për largimin nga binariteti dhe adaptimin e identiteteve me përkatësi të shumëfishtë. Dyfishësia dhe shumëfishësia janë binaritet dhe multipolariteti. Bipolaritetin e di shumë mirë kryetari yt. Ai ta thotë mirë. Asnjë diskriminim. Thashë binar. Nuk mund të jetë fyerje kurrë. As gay nuk mund të jetë fyerje kurrë. Qenka binar fyerje. Turp.


