Kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e sotme drejtuesit e qarqeve, me fokus punën për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Kreu i PS-së do të diskutojë me drejtuesit gjerësisht për punën në terren dhe përgatitjen e të gjitha strukturave për zgjedhjet vendore.
Rama në takimet e mëparshme është shprehur i bindur se Partia Socialiste do t’i fitojë të gjitha bashkitë e vendit./albeu.com