FNSH “zbarkon” në Vlorë, kontrolle blic në qytet dhe fshatra

FNSH ka zbarkuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Siç mësohet, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë kontrolle në kaset nacionale të qytetit.

Postobllokët policor janë vendosur në hyrje të Vlorës, në rrugën Transballkanike, por edhe në rrugën që të lidh me bregdetin si dhe me fshatrat e qytetit.

Në fokus janë automjetet luksoze dhe ato me xhama të zinj. Gjithashtu mësohet se kontrollet janë përqendruar tek arrestimi i personave në kërkim apo atyre që mbajnë sende të forta, mjete prerëse apo armë.

Gjithashtu kontrolle po zhvillohen në qytet edhe në fshatra në zonat e riskut ku mund të fshihen eksponentë të krimit ose të ketë mundësi kultivimi kanabis./Albeu.com/


Shtuar 17.03.2023 21:49