“Fluturoi” me makinë mbi trotuar, arrestohet drejtuesi i mjetit që përplasi të rinjtë para kryeministrisë (EMRI)

Është arrestuar drejtuesi i mjetit i cili përlasi çiftin e të rinjve ndërsa po ecnin në trotuar përballë kryeministrisë.

Burime bëjnë me dije se ëhstë vënë në pranga Jorgaq Thengjilli, i cili ishte duke drejtuar mujetin “Benz”, i cili “fluturoi” mbi trotuar dhe përplasi fillimisht vajzën dhe më pas djalin.

Fatmirësisht në vendngjarje u ndodh një mjek i cili i dha ndihmën e parë të plagosurve, deri sa erdhi ambulanca.

Dy të rinjtë u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa vajza ju nënshtrua një operacioni pasi ishte në gjendje më të rëndë.

Thengjilli gjithashtu ka qenë edhe më parë i gjobitur për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar shtetasit D. K., dhe K. D., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit i është nënshtuar testit me “Drager” dhe “AquilaScan” dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike.

Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 5.11.2023 21:12