“Fluturime nga Vlora, pranverën e ardhshme”, Balluku: Shqiptarët do kenë më shumë zgjedhje në çmime

Në pranverën e vitit 2025 pritet të bëhen fluturimet e para nga Aeroporti i Vlorës.

Kështu u shpreh sot zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në një konferencë për media, gjatë së cilës ka bërë bilancet e viti që lamë pas dhe ka shpallur objektivat e vitit aktual.

Në vitin 2025 pritet që të fillojë punë Aeroporti i Vlorës dhe kështu shqiptarët do të kenë më shumë mundësi zgjedhjeje, sipas ministres së Infrastrukturës.

Balluku: Shpresojmë që në pranverë të vitit 2025 të kemi fluturimet e para nga aeroporti i Vlorës, i cili është një aeroport ndëkombëtar që i përket të gjitha stinëve të vitit. Ne jemi të sigurt që me gjithë rrjetin hekurudhor që është ndërtuar dhe do të ndërtohet shqiptyarët do të kenë mundësi të zgjedhin oraret dhe çmimet më të mira për ta.

iAjo vuri gjithashtu në dukje se Aviacioni Civil përballet me një sfidë sa i përket burimeve njerëzore, pasi janë të përqendruara në Tiranë.

Balluku: Aviacioni Civil ka një sfidë tjetër ndyrshe nga transportet e tjera. Ka sfidën e madhe të burimeve njerëzore. Ne iemi të gjitha burimet njerëzore të përqëndruara në Tiranë dhe po kërkohet që brenda 12 muajsh të kemi të njëjtat kapacitet në Aeroportin e Vlorës. Do na duhet të ngremë kapacitete të Aviacionit Civil edhe në fusha që nuk kanë qenë.


Shtuar 8.01.2024 12:19