Deri në 40 qytetarë paraqiten çdo ditë në qendrën shëndetësore të Shëngjinit për ndihmë mjekësore.
Bëhet fjalë për persona të grupmoshave të ndryshme, dhe të moshave të mesme dhe të treta, të cilët kërkojnë trajtim për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve klimatike.
Sipas mjekëve, fluksi është në rritje të vazhdueshme, por deri më tani situata është përballuar me sukses nga stafi shëndetësor.
Ata këshillojnë pushuesit dhe banorët që të shmangin daljet gjatë orëve të pikut, kur temperaturat janë më të larta.
Përveç Shëngjinit, qendra shëndetësore verore është hapur edhe në zonën e Tales, dhe të dyja qendrat janë në funksion që prej datës 1 qershor.