Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Pika e përbashkët e kalimit kufitarë Shqipëri-Kosovë, po ndeshet me fluks të lartë lëvizjeve të personave dhe mjeteve gjatë këtyre ditëve të para të vitit 2025.

Shumë qytetar si nga Kosova, por edhe nga Shqipëria zgjedhin që pushimet e pas festave të fundvitit t’i kalojnë duke vizituar vendet turistike.

Lëvizja e mjeteve është shtuar edhe për arsye të largimit të emigrantëve kosovarë, në vendet ku jetojnë pas mbarimit të festave të fundvitit.

Ndërkohë, janë shmangur radhët e gjata dhe pritjet në kufi falë lëvizjes së lirë, duke punuar edhe me procedurë të përshpejtuar për mjetet me targa të huaja.

Aktualisht,  po punohet me 8 sportele në të dy kahet e kufirit. Këto ditë policitë kufitare po punojnë edhe me proçedurën pa kontrolle për mjetet me targa të Shqipërisë e Kosovës. Kujtojmë se festat e fundvitit, kanë shënuar një rritje të fluksit të hyrje-daljeve të udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar në qarkun e Kukësit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin Kukës, bëjnë të ditur se nga data 19 dhjetor e vitit që lame pas e deri më sot në pikat e kalimit kufitar të qarkut të Kukësit, kanë hyrë në vendin tonë mbi 90 mijë shtetas.


Shtuar 2.01.2025 14:10