Fluks i lartë automjetesh drejt Tiranës, akset që duhet të shmangni

Kthimi për në Tiranë i qytetarëve që zgjodhën juglindjen e vendit për të kaluar fundjavën, ka sjellë ngarkesa të larta trafiku në qyteetin e Elbasanit.

Për shkak të numrit të lartë të mjeteve që vijnë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit ka ngadalësim të lëvizjeve në akset Lirazhd-Elbasan dhe “Elbasan-Papër”.

Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por qarkullimi i tyre është ngadalësuar për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.


Shtuar 10.12.2023 19:33