Në një deklaratë për media, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, shprehet se, “pjesa dërrmuese e ujrave të plazheve shqiptare, sipas një monitorimi të Agjensisë kombëtare të Mjedisit për vitin 2023, janë përkeqësuar në krahasim me vitet pararendëse”.
Sipas saj, “kjo do të thotë më shumë ujra të ndotura, më shumë rrezik infeksionesh, dhe rënie të cilësisë së jetës për shqiptarë dhe të huaj”.
Deklarata:
Pjesa dërrmuese e ujrave të plazheve shqiptare, sipas një monitorimi të Agjensisë kombëtare të Mjedisit për vitin 2023, janë përkeqësuar në krahasim me vitet pararendëse.
Kjo do të thotë më shumë ujra të ndotura, më shumë rrezik infeksionesh, dhe rënie të cilësisë së jetës për shqiptarë dhe të huaj.
Sipas raportit monitories, numri i stacioneve të kategorisë A – Cilësisë shumë të mire të ujrave, për plazhet e monitoruara për vitin 2023 është më i ulët në krahasim me 7 vitet pararendëse nga 2016-a deri në 2022.
Ndërkohë ka ardhur në rritje numri i stacioneve të kategorisë D – cilësisë së keqe të ujërave për të gjithë këtë periudhë.
Raporti thekson se faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë mbeten shkarkimet e ujërave të zeza të patrajtuara në mënyrë direkte dhe indirekte.
Më të ndoturit janë plazhet e Durrësit të cilat për vitin 2023, sipas rezultateve baktereologjike kanë 11 pika monitorimi në kategorinë D, dmth të cilësisë së keqe, krahsuar me me 7 pika të kategorisë B, dhe 3 pika të kategorisë C.
Në një shumatore të përgjithshme, të gjitha plazhet e vendit nga veriu në jug, kanë patur ulje të cilësisë dmth shtim të ndotjes.
Partia Demokratike e ka denoncuar në vijimësi ndotjen e ujrave, derdhjen në detra lumenj dhe liqene të ujrave të zeza si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe babëzisë të pushtetit qendror dhe vendor.
Ne kemi dënuar gjithashtu një vendim të qeverisë për të detyruar hotelet dhe resortet në bregdet për të blerë impiante të ujrave të zeza me kosto mbi 30 mijë euro. Kjo edhe pse ata kanë një kontratë me UKT I cili është enti public që duhjet të bëjë riciklimin, kanalizmin apo adresimin e ujrave të zeza të tyre.
Të detyruarit e bizneseve për të blerë impiante private nuk është përpjekje për të pastruar mjedisin, por e bërë për interesa të kompanive private të lidhura me pushtetin.
Fatkeqësisht, disa pronarë kanë gjetur si rrugë reagimi një veprim të papërgjegjshëm, që ua ka lejuar korrupsioni bashkiak dhe qeveritar. Kanë paguar 10 mijë euro nën dorë dhe i kanë derdhur ujrat e zeza në det.
Kjo është fytyra e vërtët e turizmit, jo ajo që propagandon Edi Rama, Mirela Kumbaro dhe zëdhënësit e qeverisë.