Gjatë një konference për mediat, kryedemokrati Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, i mbështetur nga opozita, i cili u shpreh se gjatë fushatës nuk do të dalë në publik krah kryetarëve të partive politike.
Berisha tha se e përshëndet plotësisht këtë qëndrim të Binajt, duke theksuar se ai përfaqëson një model të ri komunikimi me qytetarët dhe një dallim të qartë nga politikanët tradicionalë.
Gazetari: Florian Binaj tha se nuk do dalë në fushatë përkrahë Berishës e as liderëv të tjerë të opozitës, si e komentoni deklaratën?
Berisha: E përshëndes plotësisht këtë deklaratë. Ka një rrymë të cilët vërtetë nuk realizojnë dot dallimin midis kandidatit të pavarur të mbështetur nga parti politike dhe kandidatit jo partiak të propozuar nga partitë politike, ky i fundit është kandidat i partisë politike.
Kandidati që kandidon në mënyrë të pavarur dhe partitë politike vendosin të mbështesin, nëse është i pavarur nuk ka pse të bëjë asnjë fushatë me kryetarë e partive. Po kryetarët e partive do angazhohen me mundësitë e tyre për të mobilizuar elektoratin partiak për të votuar atë.
Ai nuk është kandidat i propozuar nga ne as i partive opozitare jo partiak, por i pavarur që partitë opozitare kanë vendosur ta mbështesin.