“Flokët pritet të zbulojnë të vërtetën”, dyshohet të jetë vrarë nga e ëma: Vogëlushja në Greqi do të zhvarroset

Dy fëmijët e tjerë të 33-vjeçares Roula Pispirgou ka shumë gjasa që të kenë ndërruar jetë nga faktorë të jashtëm. Kjo e rëndon edhe më shumë rastin e 33-vjeçares në Greqi e cila akuzohet t’i ketë marrë jetën vajzës së saj 9-vjeçare Georgina duke i dhënë ketaminë në sasi vdekjeprurëse.

Ndërsa hetimet për rastin vijojnë, autoritetet kanë zbuluar se në arkivolin e vogëlushes gruaja ka futur një tablet në të cilin mund të jenë të regjistruar të dhëna rreth furnizimit dhe administrimit të ketaminës.

Mbetet urdhri i prokurorit për zhvarrosjen e fëmijës, ndërsa procedura pritet të nisë në ditët në vijim.

“Ka nevojë të hapet varri i Georginës dhe të merret tableti nga brenda”, tha për SKAI dhe Giorgos Avtias, presidenti i Shoqatës së Mjekësisë Ligjore.

Ai shpjegoi se tableti mund të përmbajë informacion të vlefshëm për autoritetet. Ai, megjithatë, theksoi se ka një arsye tjetër për këtë zhvarrim.

Përdorimi i ketaminës si shkaktar i vdekjes është konfirmuar, duke bërë zhvarrosjen mund të merren flokë nga vajza dhe me anë të analizave mund të kuptohet si kanë ndodhur krizat e mëparshme.

“Flokët kanë aftësinë të na japin analizën e substancave në afat të gjatë. Është i vetmi material biologjik në të cilin mund të shohim edhe 2-3 muaj më parë nëse ka pasur përdorim të kësaj substance apo substancave të tjera.”

Ai theksoi gjithashtu se dy fëmijët e tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e një faktori të jashtëm dhe jo për shkaqe natyrale.

“Ka shenja dhe gjetjet flasin vetë. Një rrobë është gjetur në gojën e foshnjës dhe tregon shkakun e vdekjes.”/abcnews.al/


Shtuar 3.04.2022 09:58