Flini në njërën anë? Dëmi që po i shkaktoni trupit tuaj

Pozicioni i fjetjes është një nga përcaktuesit e rehatisë gjatë natës për shumë persona. Nëse do i ndanim njerëzit në grupe do të thoshim se disa njerëz flenë në kurriz, të tjerë në anë e të tjerë në bark ose përmbys.

Më shumë se 60% e të rriturve në Evropë flenë në njërën anë, por kjo nuk është shumë e këshillueshme. Megjithëse mund të preferoni njërin më shumë se tjetrin, ekspertët këshillojnë vetëm një si pozicionin më të përshtatshëm të gjumit.

Sipas mjekëve fjetja në shpinë është më e favorshmja për shëndetin.

Nëse flini në këtë pozicion ruani shtyllën kurrizore, largoni dhimbjet e kokës, nuk ushtroni presion mbi kraharor dhe lironi sinueset. Një tjetër vlerë e të fjeturit në shpinë lidhet edhe me bukurinë e jashtme. Në këtë mënyrë sipas ekspertëve nuk do të keni irritime apo rrudha në fytyrë.

Sipas studimit në revistën “Physical Therapy Science” fjetja në shpinë me të dyja duart e hapura në anë ndihmon në parandalimin e dhimbjes trupore. Fjetja në shpinë ka edhe shumë vlera të tjera që ndikojnë menjëherë trupin tuaj. Përshembull mund të ndihmojë me simptomat e reflukseve dhe parandalon fryrjen e fytyrës në mëngjes duke bërë kështu që të keni më pak dhimbje koke nga presioni i ushtruar.

Edhe kur vjen puna tek fëmijët apo bebet, ekspertët këshillojnë këtë pozicion fjetje. Sipas tyre fjetja në shpinë ndihmon rrugët e frymëmarrjes së bebes dhe nuk lejon që hunda apo goja të mbushen me baktere.

Ky pozicion fjetje gjithashtu ju ndihmon të zgjoheni më herët në mëngjes pasi keni më shumë gjasa të shikoni dritën e mëngjesit. Në vend që të jeni të mbuluar nga jastëkët dhe mbulesat e tjera, zgjimi me fytyrën nga dielli do të jetë më i shëndetshmi për ju.


Shtuar 22.01.2023 23:57