Pas dëshmisë së nënës dhe babit të foshnjës së braktisur në bodrum, ka folur vëllai i 30-vjeçares nga Pogradeci.
Disa ditë më parë, 30-vjeçarja lindi dhe braktisi në bodrumin e një pallati në Yzberisht foshnjën e saj, e cila ndërroi jetë në spital.
Sakaq, e reja pretendon se fëmija nuk është pranuar nga i ati dhe prandaj e braktisi, ndërsa babai i foshnjës tha se nuk ishte në dijeni për shtatzëninë.
Në emisionin “Me zemër të hapur”, vëllai i 30-vjeçares tha se nuk e ka ditur për shtatzëninë pavarësisht dyshimeve dhe se djalin (të atin e foshnjës) e ka pasur shok.
“Unë jam jashtë për momentin dhe nuk u futa dot dje. Unë nuk e kam marrë vesh nga familjarët e mi dhe e mora vesh në internet. Mora në telefon motrën por nuk ma hapën. Mora nusen dhe më thanë kanë ardhur dy-tre policë civilë. Unë kam dyshuar shumë dhe nuk kam mundur t’i them motrës. Kam kap mamin dhe i kam thënë pyete motrën se ka një çikë ndryshime.
Ajo ka thënë atë punë kini ju. Ajo ka pasur frikë. I kam pasur pikë të dobët. Para një viti e kam ditur që është lidhur me një person. Nuk ma thanë por i kuptova një cikë gjërat. Pastaj, e kapa mat dhe fola me djalin në fjalë. Kemi qenë shokë. Janë lidhur më përpara dhe pastaj ka marrë numrin tim dhe kemi folur në telefon. Kemi qenë në kafe dhe këtë gjë që ma ka bërë prapa shpine, duke e alkoolizuar motrën dhe ka bërë ato gjëra, unë nuk ia kam falur. Ka një vit dhe nuk më ka treguar asgjë.”/albeu.com