Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vizitoi sot në ambientet e spitalit të QSUT-së dy ushtarët e plagosur në Gramsh, me të cilët foli nga afër.
Gjatë bisedës me Peleshin, një nga ushtarët pohoi se pas ngjarjes kishte humbur shikimin për pak kohë.
“Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. Për momentin po. E kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat”, tha ai.
Kujtojmë se dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fjodor Mihajlov janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.
I riu rus sulmoi me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë, teksa ata përpiqeshin ta neutralizonin atë. Ka dyshime se ata janë pjesë e një celule të spiunazhit rus.