Debati mbi orën “Richard Mille” të Mozzik ka marrë vëmendje të madhe kohët e fundit, duke e kthyer reperin në qendër të kritikes dhe spekulimeve mbi origjinalitetin e saj.
Pas reagimit të drejtpërdrejtë të Mozzik, i është bashkuar edhe i vëllai i tij, Getinjo, i cili përmes një live në TikTok ka dhënë opinionin e tij dhe ka sqaruar disa nga keqkuptimet rreth ngjarjes.
Gjatë bisedës, Getinjo theksoi se e gjithë vëmendja është përqendruar tek ora e Mozzik, duke e bërë çështjen të duket më dramatike nga sa është në të vërtetë.
Ai ironizoi duke thënë se nëse do të paguheshin taksat e doganës, gjithçka do të rregullohej dhe ora do të konsiderohej “origjinale” brenda një dite.
“Paramendo, po t’ia jepnim paratë në dogan, krejt paret i merrshin ata të nesërmen për orën origjinale. Duhet me i ditë disa sene, ju. Ta ndojnë synin njerëzit që kanë pushtet, një djali të ri që ka ba pare me muzikë. Arsyen nuk e kuptoj pse po e bëjnë këtë”, u shpreh ai.
“A e dini sa femra hyjnë çdo ditë në aeroport me çanta Louis Vuitton? Dhe nuk është bërë kurrë lajm për to. Pse veç për Mozzik po bëhet kjo dramë?”, tutje theksoi artisti.