Nusja e djalit të 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në Gramsh ka treguar si ndodhi ngjarja. Sipas saj, nuk ishte vjehrri ai që ndezi zjarrin, por u asfiksua dhe mbeti mes flakëve në pritje për ta shuar.
Nusja e djalit të të moshuarit e cila pësoi asfiksi të lehtë ndodhet aktualisht në spital. Teksa rrëfen për ngjarjen, ajo thekson se e njoftoi e bija që ra zjarr.
“Nuk e shova dot zjarrin’, shprehet ajo me lot në sy, teksa shton se ishte ajo që njoftoi policinë dhe zjarrfikësen.
“Po hiqja plehrat, vjen goca dhe më tha ra zjarr, vajta mora ujë dhe nuk e shova dot. I thërrita vjehrrit, ai më tha merr një markuç me ujë që ta fikim. Pastaj ai nuk mu përgjigj, dhe kur e gjeta, ç’të shihja”, tha ajo.