Mbrëmjen e djeshme, 41-vjeçarja Shpresa Kreku, që humbi jetën pas konsumimit të 3 kokrrave fotoksinë, është përcjellë sot për në banesën e saj fshatit Banaj, në ish-komunën Poshnjë në bashkinë Dimal.
Varrimi në fshatin Banaj ishte edhe amaneti i saj i fundit, që ajo i kishte kërkuar motrës pak minuta para se të vdiste.
Banorë të fshatit Bilçë dhe të afërm të familjes Kreku, shprehen se viktima ishte grua shumë e mirë, e edukuar dhe në fshat e donin të gjithë.
Sipas tyre, i vetmi problem i saj ishte mungesa e bashkëshortit Çlirim Kreku, i cili jetonte në Selanik të Greqisë dhe vinte shumë rrallë e rrinte pak ditë.
Sipas tyre, gruaja kishte shfaqur shenja depresioni, pasi zihej çdo ditë në telefon me bashkëshortin, të cilin i kërkonte të kthehej në shtëpi, pranë saj dhe fëmijëve.