“Flasim”, Rama nis Podcastin me sportistët “e artë” të Shqipërisë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin e parë të podcastit “Flasim”.

Në këtë bisedë të parë, kreu i qeverisë ka ftuar shtatë kampionët e sportit, Luiza Gega, Briken Calja, Erland Qerimaj, Alban Beqiri, Majalinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilët dy ditë më parë morën edhe gradën kolonel.

Shtatë kampionë nga majat më të larta të sportit, flasin në ditën e gradave të tyre si kolonelë të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke u ndalur në momente të bukura dhe të zymta të ngjitjes së tyre drejt majës.

“Ka qenë një nga barrat shumë të rënda të problemeve dhe sëkëlldive të harruara kjo e kampionëve që shkëlqejnë dhe më pas i përpin harresa dhe pasi lënë aktivitetin kthehen në njerëz të zakonshëm e pasi zbresin nga maja e olimpit bien edhe në situata të papranueshme varfërie”, tha Rama.


Shtuar 8.04.2023 08:37