Flamur Noka nga Devolli: Opozita një forcë e madhe rezistence

Deputeti i Partisë demokratike, Flamur Noka, ka folur nga Devolli duke u  bërë thirrje demokratëve, që t’i bashkohen protestës së 20 Shkurtit.

Noka tha se qytetarëve do u ofrohet një opozitë e bashkuar, e fortë sipas tij për të rrëzuar qeverinë “Rama”.

“Po shikoja që nga Cërrava deri këtu tezga rrugës dhe banorë të fshatrave për të shitur diçka. Kjo është qeveria më e keqe që ka pasur Shqipëria- këto fjalë dëgjova nga fermerët. Këto fjalë i ndjen kudo në çdo fshat të Shqipërisë, apo çdo qytet. Si shpjegohet që ju e shani këtë qeveri, por ajo ka fituar. Një banor tha; ne nuk votojmë, se votat tona vidhen. Kjo tregon se e keqja në Devoll dhe gjithë Shqipërinë, bazohet te akti i vjedhjes së votës, ndaj ka mbijetuar kjo qeveri. E gjithë fillon dhe mbaron te vota e lirë.

Qytetarët u ndodhën para një presioni, shantazhi nga ana e pushtetit. Ju devollinjtë provuan se çfarë ishte dhuna nga pushteti. Ju e patë se ata bënë gjithçka, të mbajnë pushtetin me forcë. Sot kemi një rreze shprese, që buron te kërkesa juaj për t’u bashkuar dhe për të qenë bashkë. Kjo është një dritë e madhe në tunelin me errësirë. Përpos bashkimit tonë, ne me kërkesën tuaj të kahershme luftuam si përfaqësuesit tuaj dhe arritëm që të bashkojmë dhe opozitën. Kemi krijuar një forcë të madhe rezistence, të cilës do t’i bashkohet faktori shqiptar”, -tha Noka.


Shtuar 18.02.2024 12:14