“Flamur mos mu afro”, plas sherri në seancë, Spiropali ultimatum opozitës

Më debate të forta ka vijuar seanca e sotme në Kuvend, duke qenë se Sali Berisha ka këmbëngulur që të vazhdonte fjalën e tij.

Në mbrojtje të liderit të PD, i ka dalë depueti Flamur Noka, në formë presioni i është afruar kryeparlamentares, Elisa Spiropali, teksa i kërkonte që të linte Berishën të flasë.

Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Elisa Spiropali, i cila i ka kërkuar të mbajë vendin e tij, si dhe i ka rikujtuar faktin se koha në kuvend nuk është e transferueshme.

“U kam dhënë 21 minuta. Nuk ka më fjalë. Doni të vijoni me diskutime apo jo. Nëse jo atëherë e mbyllim seancën. Flamur mos mu afro, nuk është ë nevojshme të më afrohesh. Nuk dua të dëgjoj përrallat e tua,” u shpreh Spiropali.


Shtuar 10.02.2025 17:56

Tags: , ,