Situata në Delvinë vijon të paraqitet alarmante nga flakët e dala jashtë kontrolli, të cilët kanë djegur më shumë se 11 shtëpi e rrezikojnë të prekin fshatrat e tjerë të zonës.
Si pasojë e flakëve masive, dy shefat e komisariatit të Devlinës kanë pësuar lëndime. Komisar Agim Troci ka pësuar djegie në trup teksa ndodhej në terren së bashku me ekipin e zjarrfikësve.
Ndërkohë shefi i krimeve të Delvinës, Joni Lame është asfiksuar nga tymi, të dy të shtuar në spitalin e Sarandës ku po marrin ndihmë mjekësore.
Sakaq, ekipet e zjarrfikëseve në luftë me flakët nuk kanë mundur të izolojnë vatrat e zjarrit, shkak është bërë terreni i vështirë dhe era e fortë. Pamjet apokaliptike tregojnë gjendjen kritike ku ndodhet Delvina, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve të tre fshatrave: Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.