Flakë në malin e Koshnicës në Gramsh, ndërhyrja e zjarrfikësve e pamundur për shkak të terrenit të vështirë

Një vatër e fuqishme zjarri është identifikuar në orët e vona të kësaj të premteje në malin e Koshnicës, në Njësinë Administrative Skënderbegas, pjesë e Bashkisë së Gramshit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është përhapur në një zonë të thellë malore, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse për shkak të terrenit tepër të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor.

Të lidhura

None found

Fatmirësisht, deri në këto momente, vatra e zjarrit ndodhet larg zonave të banuara dhe nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për banorët. Megjithatë, autoritetet po ndjekin nga afër situatën për të parandaluar përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të gjera

Burime zyrtare bëjnë me dije se dyshohet që zjarri të ketë qenë aksidental, ndërsa pritet një vlerësim më i plotë i situatës nga strukturat përkatëse në vijim.

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia e ndërhyrjes nga ajri nëse situata përkeqësohet, për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes nga toka.


Shtuar 10.04.2026 22:24