Fjalimi i Ramës në Strasburg, Berisha: I futi thikën Kosovës dhe mbrojti Beogradin

Kreu i PD-së Sali Berisha në takimin e përjavshëm me gazetarët, ka dënuar fjalimin e kryeministri Edi Rama në Strasburg në lidhje me raportin e Dick Martyt.

Berisha tha se Rama, me retorikën e tij i nguli pa shpine thikën Kosovës dhe mbuloi e mbrojti Beogradin.

“Rama në Strasburg i futi thikën Kosovës, sepse në momentin kur kishte nevojë për një lobim pozitiv për anëtarësimin në Këshillin e Europës, ai në sallën e këtij tempulli lëshoi lumë sharjesh dhe akuzash ndaj tij të padëgjuara në atë sallë në tërë historinë e saj të ekzistencës. Uroj dhe i bëj thirrje Këshillit të Europës dhe Asamblesë së Parlamentare të votojë Kosovën si anëtarën e saj më të ri dhe të mos ndikohet nga retorika  arkaike e një njeri që është në mision kundër kombit të vetë. Rama i futi thikën Kosovës sepse me retoriken e tij mbrojti dhe mbuloi Beogradin, prokurorin e krimeve të luftës për Serbinë si burimin absolut kryesor të të gjitha trillimeve të raportit të Dick Martyt. Edi Rama në Strasburg futi thikë pas shpine Kosovës, sepse përdori presionin e hapur ndaj Gjykatës së Hagës. Reagimi i Ramës zgjoi neveri dhe dënim të ashpër në komunitetin ndërkombëtar, përfshirë këtu te personalitet që kanë lobuar për lirimin e udhëheqjes politike të Kosovës”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 14.10.2022 12:20