Pak çaste më parë është konfirmuar nga Ajax edhe nga Manchester United se trajneri Erik ten Hag do të jetë nga korriku trajneri i klubit anglez.
Ai gjithashtu ka thënë edhe fjalët e tij të para pas këtij zyrtarizimi.
“Është një nder i madh të emërohem trajner i Manchester United dhe jam jashtëzakonisht i emocionuar nga sfida që do të kem përpara. Unë e njoh historinë e këtij klubi të madh dhe pasionin e tifozëve dhe jam absolutisht i vendosur të krijoj një ekip të aftë për të dhënë suksesin që meritojnë.
Do të jetë e vështirë të largohem nga Ajax pas këtyre viteve të mrekullueshme, dhe unë mund t’i siguroj tifozët tanë për angazhimin tim të plotë dhe fokusimin në përfundimin e suksesshëm të këtij sezoni përpara se të shkoj te United”, ka deklaruar tekniku holandez./ h.ll/albeu.com