Fitues i çmimit të madh! Big Basta tregon se çfarë do të bëjë me 100 mijë euro

Këngëtari Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të spektaklit “Ferma VIP” duke u bërë kështu fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.

I pyetur për prioritetet e tij në këtë moment të jetës, Basta ka paralajmëruar rikthimin në muzikë pas vitesh mungesë. Ndër prioritetet e tij më të mëdha vijon të jetë familja, ndërsa tregon se është duke punuar për lançimin e një albumi.

“Planet kryesore janë publikimi i albumit, ku më ka mbetur vetëm një këngë për ta përfunduar. Do të bëj edhe promovimin e tij. Dua ta shijoj këtë moment pranë njerëzve të mi më të dashur,” tha Big Basta.


Shtuar 21.06.2025 21:55