Fitues i çmimit “Oscar”, ndahet nga jeta aktori i njohur

Në moshën 89-vjeçare dha frymën e fundit aktori legjendar, Alan Arkin. Ai kishte fituar çmimin Oscar për filmin Little Miss Sunshine në 2007

Arkin Njihej për pjesëmarrjen e tij në filma si: he Russians Are Coming (1966), Wait Until Dark (1967), The Heart is a Lonely Hunter, 1968), Catch-22 (1970), The In-Laws (1979), Edward Scissorhands (1990), Plots with a View (Glengarry Glen Ross, 1992), Gattaca 1997), Marley & Me (2008) dhe Little Miss Sunshine, për të cilin ai fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë dytësor.

Alan Arkin bëri debutimin e tij si regjisor në teatër me një hit jashtë Broadway të titulluar E? (1966), në të cilin u shfaq aktori i ri i atëhershëm Dustin Hoffman. Ai ishte gjithashtu babai i aktorëve Adam Arkin, Anthony Arkin dhe Matthew Arkin.

“Babai ynë ishte një talent i madh, një artist. Një bashkëshort, baba, gjysh dhe stërgjysh i dashur, i cili ishte i adhuruar. Do të na mungojë shumë”, thuhet në njoftimin e familjes së tij.


Shtuar 30.06.2023 16:53