Fituan Kupën e Botës, Messi nuk kursehet me dhuratat ndaj shokëve të skuadrës

Dhurata e Lionel Messit për shokët e tij në kombëtaren e Argjentinës mund të ketë qenë pak e vonuar, por pritja e tyre padyshim ia ka vlejtur.

Lideri i Albiceleste bëri një gjest të veçantë dhe mjaft të shtrenjtë për hir të shokëve të tij dhe stafit teknik të skuadrës, pasi porositi 35 iPhone me një kuti ari 24 karatësh dhe të gdhendur me emrin e secilit lojtar, që në total do t’i kushtojë rreth 200 mijë euro. !

Gjesti është bërë me dije nga Ben Lyons, pronar i kompanisë iDesing Gold dhe në fakt të dy kanë pasur një takim në Paris, me rastin e çmimit të Leos si lojtari më i mirë i FIFA-s.

“Leo donte të bënte diçka të veçantë dhe të zbukuruar për të festuar arritjen e madhe. Ai nuk është vetëm më i miri, ai është një nga klientët tanë më besnikë dhe na kontaktoi disa herë pasi fitoi Kupën e Botës.

I ofrova iPhone-ët e artë me emrin e secilit lojtar të gdhendur në to dhe ai e pëlqeu idenë”, tha Lyons për Messin. /albeu.com


Shtuar 2.03.2023 09:11