Fitorja në Tetovë i jep krahë opozitës, Kasami kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare

Fitorja në Tetovë duket se ka frymëzuar liderët e opozitës shqiptare për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ka qenë Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE-së që kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lideri i Besës Bilall Kasami tha se BDI më nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve.

“Për një periudhë të shkurtër ne dy herë e fituam BDI-në, sigurisht që legjitimiteti i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut duke punuar këtu nga Tetova tregon se nuk është më me BDI-në prandaj ne edhe njëherë nga sheshi i Tetovës kërkojmë zgjedhje të parakohshme që vullneti i shqiptarëve nga Struga deri në Kumanovë të vijë në vend dhe përfundimisht shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të kenë një përfaqësues të denjë edhe ën pushtetin qendror ashtu siç më e ka në Tetovë”, tha Bilall Kasami./albeu.com/


Shtuar 21.08.2022 17:24