Fitorja e PS në Vorë, Zaloshnja tregon arsyen e dështimit të opozitës

Analisti Eduart Zaloshnja, ka analizuar fitoren e thellë të Partisë Socialiste në Vorë.

Zaloshnja theksoi se fitorja e kandidatit të majtë, ka ardhur për shkak të firos së madhe të votuesve të kësaj të fundit.

Komentet Zaloshnja i bëri në ABC ku ishte i ftuar, dhe tha se ajo që vihet re një firo e madhe e votuesve në Vorë, që sipas tij është e pakrahasueshme me 25 prillin.

Ai shton se nëse tek socialistët firoja është e kuptueshme pasi janë zgjedhje lokale, ajo që po ndodh me opozitën nuk ka një shpjegim.

“Firoja më e madhe në këto zgjedhje në Vorë është tek Basha, pra firoja ka ndodhur në opozitë. Socialistët kanë një firo që është normale për zgjedhjet lokale. A prej motit a prej dekurajimit politik, votuesit opozitarë nuk kanë shkuar të votojnë”, tha Zaloshnja./albeu.com/


Shtuar 6.03.2022 23:25