Fitoi Topin e Artë – historia e dashurisë së Dembele me Rima Edbouche që shpëtoi karrierën e tij

Ousmane Dembele ka fituar Topin e Artë 2025 dhe sulmuesi 28-vjeçar i PSG-së tani ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit.

Dembele shënoi 35 gola dhe regjistroi 14 asistime në të gjitha kompeticionet për Paris Saint-Germain (PSG) në sezonin 2024-25.
Falë formës së tij shpërthyese, PSG arriti të fitonte për herë të parë titullin e UEFA Champions League, që ishte qëllimi kryesor i klubit për kaq shumë kohë.

Përveç kësaj, PSG fitoi edhe katër trofe të tjerë gjatë një sezoni historik, duke përfshirë Ligue 1, Kupën e Francës, Superkupën e Francës dhe Superkupën e UEFA-s.

Përse Dembele e meritoi Topin e Artë?
Kontributi i tij ishte vendimtar në këto triumfe nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique. Disa nga momentet më të paharrueshme të tij në sezonin 2024-25 përfshijnë golin vendimtar kundër AS Monaco për të fituar ‘Trophee des Champions’, golin e parë kundër Manchester City në rikthimin 4-2, një gol të rëndësishëm jashtë fushe kundër Arsenal në gjysmëfinalen e UCL-së dhe dy asistime në finalen e UCL-së kundër Inter Milan.
Në fjalimin e tij pas fitores, Dembele falënderoi FC Barcelonën, Lionel Messin, Didier Deschamps, qytetin e tij Eure, nënën, babanë, gruan dhe vajzën e tij.

“Për familjen time, kemi kaluar shumë së bashku. Kemi kaluar gjithçka. Do të jemi gjithmonë së bashku”, u shpreh ai.

Kush është gruaja e Ousmane Dembele, Rima Edbouche?

Pas fitores së Topit të Artë 2025 nga Dembele, rrjeti shpërtheu me lëvdata për gruan e tij, Rima Edbouche.

Nga krijues që bëjnë video për identitetin e saj, te raportimet që hedhin merita për gruan e sulmuesit të PSG-së për ndikimin e saj, Rima është në qendër të vëmendjes globale.

Rima u rrit në Francë, por vendi i lindjes së saj ka qenë gjithmonë objekt diskutimi. Disa raportime thonë se ajo ka lindur në Douar Aghbalou, Marok, në vitin 1999, ndërsa të tjera se ka lindur në Castelfranco Veneto, Treviso, Itali.

Sa i përket fesë, ashtu si bashkëshorti i saj Dembele, Rima është myslimane. Ajo është një yll i rrjeteve sociale me mbi 300 mijë ndjekës në TikTok, ku krijon përmbajtje pa treguar fytyrën e saj. Rima është gjithashtu aktive në Instagram me mbi 183 mijë ndjekës.


Shtuar 23.09.2025 13:20

Tags: , ,