Këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zemrën n’dorë”, ka reaguar për herë të parë pas triumfimit në Festivalin e Këngës.
Në një regaim në “Instagram”, këngëtarja ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe votuan për të, si edhe skuadrën e saj muzikore.
Besa shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakrahasueshme që mori nga fansat, duke i përmendur ata jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Dardania.
“Faleminderit nga zemra çdo Shqiptari që më ka votuar nga Shqipëria, Dardania, dhe mbështetur emocionalisht/virtualisht nga kudo në botë, ma keni mbushur shpirtin plot me dashuri! Do bëj maksimumin së bashku me skuadrën muzikore Kledi Bahiti, Darko Dimitrov, Rozana Radi, RTSh, ta përfaqësoj denjësisht SHQIPTARINË në Eurosong”, shkroi ajo.Kujtojmë se artistja u përzgjodh nga votat e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion, që do të mbahet në Malmo të Suedisë.
Ndërsa fituesi i Festivalit të RTSH-së, me votat e jurisë, u shpall Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.
Çmimi i dytë i Festivalit shkoi për Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”, ndërsa këngëtari Shpat Deda u rendit në vendin e tretë me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.